
Mbappe shpallet lojtari i sezonit te Reali Madridi
23 maj 2025
| 10:50
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është shpallur lojtari i sezonit te Reali Madridi.
Reali e ka zyrtarizuar Mbappen më 3 qershor të vitit 2024, ku i është bashkuar klubit mbretëror si transfer i lirë nga PSG-ja.
Në sezonin e tij debutues, Mbappe ka shënuar 41 gola në të gjitha garat me Realin, ndërsa ka dhuruar gjashtë asiste në 62 ndeshje të luajtura.