Mbappe vendos rekord të ri në Kupën e Botës
Me dy golat e shënuar ndaj Suedisë, Kylian Mbappe i Francës ka vendosur një rekord të veçantë. Ai është lojtari që ka shënuar më së shumti gola në ndeshjet e fazës nokaut në Kampionatet Botërore.
Në ndeshjet me eliminim direkt, Mbappe ka realizuar nëntë gola. Ronaldo dhe Leonidas të Brazilit kanë nga tetë, ndërsa Just Fontaine i Francës dhe Vavá i Brazilit nga shtatë.
Mbappe ka shënuar gola edhe në dy finale të Kampionateve Botërore.
Ai është gjithashtu lojtari që ka realizuar më së shpeshti më shumë se një gol në ndeshjet e Botërorit. Në shtatë raste, Mbappe ka shënuar më shumë se një gol. Ai ka realizuar edhe “hat-trick” në finalen e Botërorit të kaluar. Tashmë, sulmuesi francez ka 18 gola në 18 ndeshje në Kampionatet Botërore. Vetëm Lionel Messi ka një gol më shumë, por në 29 paraqitje.



