Mbappe verën e ardhshme transferohet në Real

14 nëntor 2020 | 18:41

Sipas gazetës madrilene AS, transferimi i Kylian Mbappe te Reali i Madridit është drejt finalizimit.

Los Blancos janë arsyeja që ylli i PSG ka refuzuar në 3 raste rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2022 me kampionët e Francës.

Mbappe e ka arritur marrëveshjen në aspektin personal me kampionët e Spanjës dhe pret vetëm që Reali të mbyllë marrëveshjen me PSG për transferimin e lojtarit në Francë.

Duke patur parasysh edhe faktin që verën e ardhshme, Mbappe do të ketë vetëm një vit kontratë me PSG, transferimi do të realizohet për një shifër të pranueshme prej 180 milionë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Istogut janë ndezur qirinj me rastin e…