Mbappr po provon të jetë gati qysh në ndeshjen e parë ndaj Cityt
Situata e Kylian Mbappes para sfidës së parë të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt mbetet në hije dyshimi për shkak të problemeve fizike që e ka kaluar gjatë sezonit aktual.
Sipas informacioneve të fundit, sulmuesi francez ka shpresa reale që të jetë në fushë qysh në takimin e parë, por gjithçka do të vendoset nga rezultatet e dy seancave të ardhshme stërvitore me skuadrën.
Reali dhe stafi mjekësor e kanë vendosur si një objektiv kryesor që Mbappe të provojë në stërvitje në ditët para ndeshjes për ta kuptuar nëse gjendja e tij e gjurit mund ta përballojë intensitetin e ndeshjes kundër kampionëve të Anglisë.
Nëse ai arrin t’i përfundojë këto seanca pa dhimbje të konsiderueshme, atëherë mund të jetë i gatshëm edhe për sfidën e parë.
Pavarësisht optimizmit në ambientet e Valdebebas, situata mbetet sërish e ndërlikuar: Mbappe ka qenë jashtë ekipit së fundmi për shkak të një lëndimit të gjurit të majtë, i cili i ka shkaktuar dhimbje dhe e ka detyruar që të heqë dorë nga ndeshjet e fundit të “Los Blancos”.
Klubet dhe stafi mjekësor janë shumë të kujdesshëm për të mos e rrezikuar një përkeqësim të gjendjes, duke e ndjekur progresin ditë pas dite.
Nëse Mbappe nuk arrin të luajë në sfidën e parë ndaj Manchester Cityt, klubi ende e konsideron të mundur që ai të jetë gati për ndeshjen e kthimit më 17 mars, nëse këmba e tij e tregon një përmirësim të qëndrueshëm gjatë procesit të shërimit.
Gjendja e tij dhe e lojtarëve të tjerë do të monitorohet pas ndeshjes së parë, me stafin që vendos çdo ditë në bazë të reagimit fizik që francezi do ta japë në fushë.



