
Mbërrijnë autobusë me protestues nga Gjilani, Peja, Prizreni, Istogu e Suhareka
07 gusht 2025
| 16:25
Kanë mbërritur autobusët e parë për t’iu bashkuar protestës kundër padrejtësive në Hagë.
Deri më tani, sipas gazetares së Klan Kosovës, Altianë Zogaj, janë 14 autobusë që kanë mbërritur në parkingun e Pallatit të Rinisë që i janë bashkuar protestës.
Protestuesit po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, njofton Klankosova.tv.
Autobusët që kanë mbërritur deri tani janë nga Theranda, Istogu, Gjilani, Peja e Prizreni.