Mbërrijnë në Rinas 18,720 doza të tjera të vaksinës “Pfizer”

12 korrik 2021 | 22:56

Kanë mbërritur mbrëmjen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza” 18,720 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Me këtë dërgesë të radhës, numri i vaksinave të mbërritura deri më tani në Shqipëri shkon në 1,238,790.

POSTIMI
“Aeroporti “Nënë Tereza” – ? 18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sot, duke e çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri? #ShqipëriaBuzëqesh.”

Kurse, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se do të vijohet me kryerjen e vaksinimeve derë më derë, “për të rritur sa më shumë mbulesën vaksinale dhe mbrojtjen e qytetarëve.”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pamundësi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e…