Mbështetësit e Trumpit futen në ndërtesën e Kongresit

06 janar 2021 | 20:59

Mbështetës të presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hynë të mërkurën në ndërtesën e Kongresit amerikan, ku po zhvillohet procesi i certifikimit të votave elektorale nga zgjedhjet e 3 nëntorit, 2020.

Pamjet televizive të disa transmetuesve amerikanë tregojnë protestues brenda dhe jashtë ndërtesës së Kongresit, si dhe arritjen e forcave shtesë të policisë.

Kongresi u mblodh sot për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Procesi, që zakonisht është rutinor dhe ceremonial, duket se do të shkojë ngadalë, pasi disa republikanë të presidentit aktual, Trump, kanë vendosur ta sfidojnë konfirmimin, duke u thirrur në pretendime të pabaza për mashtrime në zgjedhje.

Kundërshtimet e para u paraqitën për rezultatet e shtetit të Arizonës, ku Biden është shpallur fitues.

Kundërshtimi ka çuar në dy orë debat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Trump është zotuar se “nuk do ta pranojë kurrë humbjen” dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të mblidhen në Uashington.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, tha Trump në tubimin e mesditës./rel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit…