Mbështetja dhe ndihma për komunat, prioritet i MAPL-së

21 shkurt 2020 | 13:55

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi, ka pritur sot në zyrën e saj kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq, me të cilin diskutuan për sfidat dhe gjendjen me të cilën po përballet komuna e Mamushës.

Në bashkëbisedim me ministren, kryetari Krasniq ka theksuar nevojën e ofrimit të ndihmës dhe mbështetjes nga ana e MAPL-së.

Ministrja Rexhepi ka theksuar se brenda kompetencave të ministrisë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, në këtë rast, qytetarëve të Komunës së Mamushës, do të gjejë një mënyrë për të ndihmuar këtë qeverisje lokale, ku dhe me ç’rast aktiviteti i saj i parë, do të jetë vizita e kësaj komune me shumicë turke.

Gjithashtu, në përfundim të takimit, ministrja Rexhepi ka theksuar edhe një herë se MAPL-ja është gjithnjë e gatshme, si për Komunën e Mamushës, e po ashtu edhe për të gjitha Komunat e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës ka bërë me dije se Inspektorati Komunal…