
Mbështetje e madhe qytetare në rrugët e Prishtinës për Uran Ismailin (video)
06 tetor 2025
| 15:23
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke u takuar me qytetarë të kryeqytetit, të cilët po e presin me entuziazëm dhe mbështetje të madhe në çdo lagje.
“Ndryshimin që po e ndjejmë nëpër rrugët e qytetit do ta sjellim bashkë më 12 tetor. Nënshkruaje kontratën dhe komentoje më poshtë! Është koha për një kryetar që merr përgjegjësi për premtimet e veta!”, ka thenë Ismaili.