MBËSHTETJE MADHËSHTORE NGA GJURGJEVIKU I MADH DHE PERQEVA PËR SOKOL BASHOTËN

22 shtator 2025 | 08:29

Mbështetja e madhe që na ofruan banorët e fshatrave Gjurgjevik i Madh dhe Perqevë është garanci e fitores sonë në zgjedhjet lokale. PDK-ja e ka transformuar qytetin e Klinës dhe ka qenë model i qeverisjes së mirë, që nuk mund të krahasohet me tetë vitet degraduese të kësaj qeverisjeje aktuale.

Sot, ne kemi një platformë, vizion dhe program që garanton zhvillim si në zonat rurale, ashtu edhe në ato urbane. Nën udhëheqjen e PDK-së, në katër vjetët e ardhshëm do të ndodhin ndryshime të mëdha në të mirë të qytetarëve.

“PDK-ja ofron garanci, zhvillim dhe perspektivë për të gjithë”, ka theksuar në këto dy takime kryetari Sokol Bashota. Ai premtoi realizimin e të gjitha projekteve që kanë prezantuar këto dy fshatra, duke përfshirë infrastrukturën rrugore e ujore, trajtimin e ujërave të zeza dhe të tjera investime kapitale.

“Në këtë tubim madhështor konfirmohet mbështetja për PDK-në. Duke u nisur nga kjo, do të vazhdojmë rrugëtimin e radhës bashkë me ju. Më 12 tetor do të festojmë bashkërisht fitoren e madhe të PDK-së, pa balotazh, ngase PDK-ja është alternativa e vetme për zhvillimin e Klinës”, u shpreh Bashota në Perqevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të…