Mbesin pa ujë disa lagje në Prishtinë

04 mars 2021 | 20:29

KRU “Prishtina” ka njoftuar se janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë në disa rrugë në kryqytet.

Në njoftim thuhet se “Intervenimet në sistemin e rrjetit të ujësjellësit janë përditshmëri e punës së ekipeve të operimit dhe mirëmbajtjes”.

“Një nga defektet e ditës së sotme që, përgjatë sanimit u detyruam të ndërprejmë furnizimin me ujë në disa rrugë të kryeqytetit, është dëmtimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Ekipet teknike janë në vendngjarje dhe natyra e ndërlikuar e këtij defekti është duke ndikuar në zgjatjen e mëtejme të sanimit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se pa ujë janë: rruga “Bajram Bahtiri”, rruga e “Llapit” dhe “Ali Pashë Gjinolli”.

“Kërkojmë mirëkuptim, derisa ekipet janë duke e bërë të pamundurën në sanimin e këtij defekti”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjuha turke është vendosur si lëndë me zgjedhje në shkollat…