Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të një gypi
20 dhjetor 2025
| 10:21
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer një gyp i ujit në Fushë Kosovë.
Si pasojë e kësaj, një pjesë e zonës në rrugën “Nëna Tereza” në drejtim të stacionit hekurudhor ka mbetur pa ujë.
Ujësjellësi i kryeqytetit ka bërë me dije se ekipet teknike të saj ndodhen në teren dhe po punojnë për ta sanuar problemin.
“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë konsumatorëve të prekur nga kjo ndërprerje e përkohshme”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.



