Mbi 1.600 viktima, tërmete të reja godasin Turqinë dhe Sirinë

06 shkurt 2023 | 13:59

Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, kanë mbetur të vdekur mbi 1.600 persona.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vetëm në shtetin e tij janë regjistruar 912 viktima. Ndërkaq, Siria raportoi për 783 të vdekur.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Agjencia për menaxhimin e emergjencave raportoi se të hënën u regjistrua edhe një tërmet i ri prej 7.6 ballësh, afër epiqendrës së tërmetit paraprak vdekjeprurës, duke shkaktuar dridhje të tjera të tokës.

Presidenti turk tha më herët se 5.400 persona janë lënduar, ndërkaq 2.470 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat.

Afër 3.000 ndërtesa janë rrëzuar nga tërmeti, tha ai.

Erdogan tha se ka pranuar ndihmë nga rreth 45 shtete të botës.

Afër 9.000 persona po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.

Edhe zyrtarët në Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të plagosur.

Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi..

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se presidenti…