
Mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
06 gusht 2023
| 12:57
1 mijë e 272 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, në këte 24-orësh kanë ndodhur 35 aksidente me të lënduar dhe 108 me dëme materiale.
Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 30 persona dhe 25 të tjerë janë dërguar në mbajtje.