Mbi 1 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

05 gusht 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë mbi 1 mijë raste aktive me Covid-19.

“Nga 3 730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 704. Në total numri i rasteve aktive është 1065”, ka njoftuar MSh-ja.

Dy të vdekur dhe 195 raste të reja me Covid në Kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ish-futbollistit gjerman, Michael Ballack ka humbur jetën në…