Mbi 100 mijë punonjës universitetesh paditën administratën Trump

18 shtator 2025 | 08:29

Dy sindikata të mësuesve të sistemit arsimor të Universitetit të Kalifornisë (UC) kanë paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, për ngrirjen e fondeve federale dhe veprime që, sipas tyre, synojnë të shtypin lirinë akademike.

Padia, e paraqitur në Gjykatën Rajonale të ShBA-së për Qarkun Verior të Kalifornisë, është bërë nga njëzet e një grupe që përfaqësojnë më shumë se 100 mijë punonjës. Përfaqësuesit e tyre pretendojnë se administrata po përpiqet të kufizojë të drejtat e institucioneve arsimore përmes presionit financiar.

Sipas padisë, synimi është të ndalohet qeveria nga përdorimi i kërcënimeve financiare kundër sistemit, të cilat konsiderohen të dëmshme dhe të paligjshme. Gjithashtu, kërkohet rikthimi i fondeve që tashmë janë pezulluar, raporton The Guardian.

Në dokument thuhet se administrata e Trump po përpiqet të marrë nën kontroll menaxhimin e përditshëm të UC-së “përmes shtrëngimit, duke kërcënuar me shkurtimin e 17 miliardë dollarëve në financim vjetor federal për sistemin nëse nuk i bindet kërkesave të saj”.

Gjithashtu, padia thekson se kërcënimet bazoheshin në “përçmimin ndaj programeve mësimore të institucioneve, aktiviteteve ekspresive në kampuse dhe nismave për diversitet, barazi dhe përfshirje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rikthyer në vëmendje ministren…