Mbi 104 mijë qytetarë të Kosovës kanë vetëm nga 100 euro në Trust

06 dhjetor 2020 | 14:36

Fondi i Kursimeve Pensionale, i njohur si Trust, ka publikuar disa të dhëna statistikore për kontributdhënësit.

Sipas statistikave janë 104 mijë kosovarë që kanë vetëm nga 100 euro në llogaritë e Trustit, që i bie se ata do të mund të tërheqin vetëm nga 10 euro.

12 mijë e 944 persona në Trust kanë mbi 20 mijë euro, ndërsa 212 mijë e 799 persona kanë nga 100 deri në 1 mijë euro në Trust.

194 mijë e 857 persona kanë nga 1 mijë deri në 5 mijë euro, kurse 5 mijë deri në 10 mijë euro i kanë 74 mijë e 99 persona në Trust.

Ndërsa nga 10 mijë deri 20 mijë euro i kanë 40 mijë e 440 persona në Trust. Numri i përgjithshëm i kontribuuesve është 639 mijë e 264. Statistikat e paraqitura janë deri më datën 30 shtator 2020.

Kujtojmë se të premten Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku me këtë rast qytetarëve që kanë kontribute në Trust i mundësohet tërheqja prej 10 për qind të mjeteve.

Ndërkohë dje ushtruesja e detyrës së postit të presidentit Vjosa Osmani, e ka dekretuar këtë ligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj–Stublla, në…