
Mbi 1200 pjesëmarrës në Prishtina Marathon 2025
Mbi 1200 pjesëmarrës nga 40 shtete të ndryshme të botës, morën pjesën në edicionin e 25-të të Maratonës Prishtina 2025, të organizuar sot nga Federata Atletike e Kosovës.
Maratonën prej 42 kilometrash e dominuan garuesit nga Kenia, të cilët në të dyja disiplinat zunë vendet për podium.
Në 21 kilometra, tek meshkujt vendi i parë i takoi atletit tonë, Tiron Mamusha. Tek garuesit tanë tjerë, u shqua edhe olimpistja, Gresa Bakraqi, që fitoi medaljen e artë në 10 kilometra.
Në podium u ngjitën edhe Albion Ymeri (10 km), Amar Maxhuni e Genc Isufi (5 km) dhe Merve Spahiu e Enilda Zeqiri (5 km).
Në ndarjen e medaljeve për fituesit ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili përgëzoi Federatën Atletike për organizimin madhështor.
𝐌𝐞𝐝𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭ë𝐭:
5km (F)
1. Pamela Eni (Bullgari)
2. Merve Spahiu (Kosovë)
3. Enilda Zeqiri (Kosovë)
5km (M)
1. Levente Szekely (Hungari)
2. Amar Maxhuni (Kosovë)
3. Genc Isufi (Kosovë)
10 km (F)
1. Gresa Bakraqi (Kosovë)
2. Fruzsina Bakonyi (Hungari)
3. Elisabeth Schelicher (Austri)
10 km (M)
1. Adam Lomb (Hungari)
2. Albion Ymeri (Kosovë)
3. Muxhahid Mislimi (Maqedoni e Veriut)
21 km (F)
1. Valentine Jebet (Keni)
2. Jacinta Paul (Keni)
3. Tea Bozhinovska (Maqedoni e Veriut)
21 km (M)
1. Tiron Mamusha (Kosovë)
2. Lukas Mutala (Slovaki)
3. Ragmi Ibrahimi (Preshevë, Serbi)
42 km (F)
1. Chelangat Sang (Keni)
2. Rose Jepchumba (Keni)
3. Lina Kaion (Keni)
42 km. (M)
1. Shedrack Kimaiyo (Keni)
2. Bernard Too (Keni)
3. Kennedy Roni (Keni)
📷 Nikollë Çuni
#prishtinamarathon2025