
Mbi 15 mijë persona do të angazhohen në vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shtyp më pak fletëvotime se numri i përgjithshëm i votuesve.
Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e KQZ-së.
Bazuar në listën përfundimtare të votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa do të shtypen 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë.
Rrjedhimisht i bie që do të shtypen 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,89 për qind më pak.
KQZ-ja ka emëruar anëtarët e këshillave te 2 mijë e 382 vendvotimeve. Në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen 15 mijë e 110 persona në te gjitha vendvotimet. Po ashtu, KQZ-ja ka miratuar numrin e fletëvotimeve që do të shtypen.