Mbi 150 ushtarë të KFOR-it dhurojnë gjak, ministri Latifi vlerëson gjestin e tyre

24 shkurt 2022 | 16:42

Mbi 150 ushtarë të KFOR-it në Kosovë i janë përgjigjur pozitivisht aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut.

Me këtë rast, komandanti i KOFR-it, Ferenc Kajari dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë mbajtur një konferencë për media, pas aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut nga ushtarët e KFOR-it.

Kajari ka thënë se në kuadër të detyrës që e kanë në Kosovë, aksione të tilla nuk kanë munguar. Ai ka thënë se detyrë e tyre është zhvillimi i paqes në Kosovë.

Kajari ka theksuar se numri kaq i lartë i ushtarëve për të dhuruar gjak, tregon se ata e kuptojnë këtë aksion si detyrë.

“KFOR-i ka ardhur në Kosovë për të mbajtur mjedis të qetë. Detyra jonë përfshirë edhe zhvillimin e paqes në Kosovë. Si detyrë ka një pjesëmarrje aktive në zhvillimin e shoqërisë civile. Mbështetje e programeve që kemi është aktiviteti që kemi këtu. Bashkëpunimi ynë ka qenë i suksesshëm. Tash është koha e duhur edhe dhurimi i gjakut është i nevojshëm. Organizimi i aktiviteteve të tilla ka qenë në të kaluarën dhe KFOR-i bënë të njëjtën gjë duke ndihmuar në ngjarje të tilla. Fakti që kemi pasur shumë vullnetarë dhe jam krenar për këtë kjo tregon se ushtarët e kuptojnë si detyrë”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka falënderuar ushtarët e KFOR-it për dhurimin e gjakut.

“Ju po bëni dhuratën më të mirë për jetën e dikujt tjetër, ndërsa në këtë mënyrë bëhemi pjesë e ekipeve mjekësore, që luftojmë vdekjen çdo ditë në salla të operacionit, në dhomat e lindjeve apo në dhomat e kujdesit intensiv. Ju jeni heronjtë tanë”, ka thënë Latifi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2022 në tenis ka nisur me mjaft surpriza. Tenisti…