
Mbi 16 miliardë fjalëkalime janë vjedhur nga Apple, Facebook, Google dhe faqe të tjera! Ekspertët japin alarmin: Veproni menjëherë
Ajo që quhet rrjedhja më e madhe e fjalëkalimeve në histori sapo është konfirmuar: plot 16 miliardë kredenciale hyrjeje (password), në shumë platforma të mëdha si Apple, Google, Facebook, GitHub, Telegram dhe të tjera, tani janë të ekspozuara dhe qarkullojnë “online”.
Hulumtuesit thonë se rrjedhja vjen nga 30 grupe të dhënash të ndara, shumica e të cilave janë të reja, jo të ricikluara. Të dhënat i përkasin rreht 184 milionë përdoruesve në mbarë botën.
Dhe nuk janë vetëm emra përdoruesish dhe fjalëkalime. Gjithashtu raportohet se kanë rrjedhur URL-të, email-et dhe sekuencat e plota të hyrjes në dhjetra platforma.
Sipas ekspertëve, ky është një plan për “phishing” masiv, marrje llogarish dhe vjedhje identiteti dixhital në shkallë globale.
“Kjo është inteligjencë e freskët, e armatosur në shkallë të gjerë,” thanë studiuesit teksa bënë thirrje për ndërrimin urgjent të fjalëkalimeve.