Mbi 2 mijë e 400 të vaksinuar në 24 orët e fundit

04 shkurt 2022 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2 mijë e 416 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 789 127 doza të vaksinës. Deri më sot 807 383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 86 437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…