Mbi 2 mijë raste brenda ditës, MSh-ja së shpejti me masa të reja kundër Covidit

19 janar 2022 | 15:27

Kosova sot ka shënuar një nga ditët me më së shumti raste të të prekurve me virusin Covid-19.

Në njoftimin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) është bërë e ditur se janë konfirmuar 2 mijë e 50 raste të reja.

E bazuar në situatën e krijuar epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë shumë shpejt pritet të dalë me masa të reja kufizuese për qytetarët.

Kjo është bërë me dije nga Drin Podrimqaku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministri është në konsulta të vazhdueshme me ekspertët shëndetësorë dhe duke përcjellë situatën epidemiologjike, bazuar në rekomandimet e të cilëve, së shpejti do të dalim me masa të reja”, ka thënë ai për “lajmi.net”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka eskaluar numri i rasteve të reja me Covid-19 sot…