Mbi 20 punëtorë të Klinikës së Radiologjisë të infektuar me Covid-19

27 gusht 2020 | 08:12

Në Klinikën e Radiologjisë në QKUK janë 22 punëtorë shëndetësorë të infektuar me Covid-19. Një burim nga Klinika i ka treguar gazetës “Shneta” se janë 6 mjekë dhe 16 teknikë të radiologjisë që janë infektuar me Covid-19. Por këto shifra nuk janë bërë zyrtare nga menaxhmenti i klinikës.

Gazeta ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës, dr. Bujar Gjikolli, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje në adresën elektronike.

Zyra për Media e ShSKUK-së i ka kërkuar Gjikollit përgjigje për ta sqaruar situatën pas pyetjeve të dërguara nga gazeta, por Gjikolli nuk ka dhënë sqarime.

Klinika e Radiologjisë i takon frontit të parë të klinikave në luftën kundër pandemisë me Covid-19, duke kryer shërbime radiologjike për pacientët e sëmurë me Sars-Cov-2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ruse kanë publikuar disa pamje të rralla të shpërthimit…