
Mbi 200 mijë aplikime për biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi, FShF njofton se kur do të shpallen fituesit
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar mbi 200 mijë aplikime për ta parë ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Procesi i përzgjedhjes se aplikuesve do të bëhet në mënyrë elektronike.
“Nga 31 maj deri më 2 qershor, zhvillohet shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë. Çdo person i përzgjedhur do të marrë një e-mail zyrtar me një link personal, për të vijuar më pas me blerjen e biletave”, njofton FSHF.
Derisa bëhet e ditur se faza e aplikimit për bileta ishte e hapur nga 15 maji deri më 20 maj.
“Çdo aplikues ka pasur të drejtë të aplikojë për të blerë deri në 4 bileta”.
Nga FSHF, poashtu bëjnë të ditur se çdo biletë do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër, dhe në hyrje të stadiumit, Policia e Shtetit do të verifikojë ID-të për përputhshmërinë me të dhënat e biletës.