Mbi 2000 shikues në Ferizaj, Kastrioti në finale të plejofit

15 maj 2025 | 22:46

Në praninë e më shumë se 2000 shikuesve, të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj u zhvillua ndeshja e tretë gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Pas një ndeshje të fortë e interesante, fitore shënoi Kastrioti. Skuadra ferizajase e mposhti Besa Famgasin me rezultatin 31:27 dhe bëri vend në finale të plejofit.

Ndeshja e parë finale, Rahoveci – Kastrioti, zhvillohet të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Ashtu si pritej, ndeshja e së enjtes ishte e fortë. Pas dy ndeshjeve të para gjysmëfinale, rezultati ishte 1:1. Kështu ndeshja ishte vendimtare. Pas dhjetë minutave të barabartë, lojtarët e Kastriotit kaluan në epërsi të cilën e mbajtën deri në fund. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:12. Në pjesën e parë Kastrioti u shkëput deri në katër gola.

Edhe në pjesën e dytë ferizajasit mbajtën vazhdimisht epërsi. Më së shumti u shkëputën në gjashtë gola. Besa nuk ndali përpjekjet deri në fund, por ia doli të afrohet vetëm deri në tri gola, në disa raste.
Portieri Wadi Chebbi ishte i shkëlqyer te Kastrioti, duke ndalur shumë gjuajtje të lojtarëve pejanë. Më efikasi ishte Yassine Henahen me nëntë gola. Nga pesë i shënuan Deniz Terziqi e Beni Sula.

Te Besa Famgas, Vladimir Stankoviq i shënoi tetë gola. Pesë i kishte Amar Muqolli e katër Balsha Çejoviq.

Kastrioti e fitoi Kupën e Kosovës këtë edicion garues dhe tani do të takohet me Rahovecin në garën finale për titull të kampionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK),…