Mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale

29 tetor 2020 | 17:06

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” se mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale.

“Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr. 10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor. Nga kjo masë përfituan 24,791 familje. Mjetet dalin nesër gjatë ditës. Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa”, ka shkruar ministrja Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Fiskal i Austrisë ka llogaritur se si pasojat e…