Mbi 3 mijë vota të diasporës janë refuzuar nga KQZ-ja

19 shkurt 2021 | 11:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri dje ka refuzuar gjithsej 3 mijë e 15 vota të diasporës, prej tyre 998 votues të refuzuar në periudhën e aplikimit.

Tutje,  janë 70 votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë, ndërsa 421 votues të cilët janë të paidentifikueshëm.

190 është numri i votuesve që kanë dërguar dokumente jo valide. Ndërkaq 1 mijë e 336 është numri i atyre që nuk kanë aplikuar në periudhën e caktuar.

Ndërsa në total janë 7 mijë e 157 vota që janë aprovuar.

Nga KQZ për “Express” kanë thënë se sot në orën 13:00 do të mbahet konferencë për media, ku do të bëhet përditësimi i të dhënave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar krijimin e…