Mbi 30 për qind e të rriturve në ShBA janë vaksinuar plotësisht

16 prill 2021 | 11:21

Më shumë se 30 për qind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara, rreth 78.5 milionë njerëz, janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19, sipas të dhënave të reja të lëshuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC tha se 48 për qind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe 80 për qind e të moshuarve, të cilët janë në grupin më të rrezikuar ndaj efekteve të dëmshme të virusit. Gjashtëdhjetë e katër për qind e të moshuarve janë plotësisht të vaksinuar.

CDC raportoi gjithashtu rreth 5 800 raste të njerëzve të vaksinuar, të cilët janë infektuar me Covid-19.

“Të gjitha vaksinat në dispozicion kanë dhënë prova se janë të efektshme në parandalimin e sëmurjeve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve”, tha agjencia në një deklaratë.

“Megjithatë, me realizimin e më shumë vaksinimeve, ne presim që të ketë mijëra raste të tjera të infektimit të personave të imunizuar, edhe pse vaksina po funksionon ashtu siç pritej.”

Të dhënat e CDC publikohen në një kohë kur është pezulluar përkohësisht përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson për shkak të njoftimeve për raste të rralla të mpiksjeve të gjakut./VOA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka deklaruar…