Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Indi, Nepal dhe Bangladesh

22 korrik 2019 | 17:08

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në pjesë të Indisë, Nepalit dhe Bangladeshit është rritur në më shumë se 300 të hënën edhe pse shirat e dendur kanë filluar të ndalen dhe nivelet e ujit të ulen në disa nga zonat më të prekura.

Shirat e rënda dhe lumenjtë që kanë dalë nga shtrati kanë përmbysur një pjesë të madhe të Indisë lindore.

Një javë më parë zyrtarët kanë thënë se 102 njerëz kanë vdekur në shtetin e Bihar-it.

Shirat me rrebesh në Bangladesh kanë lënë të vdekur më shumë se 47 njerëz në dy javët e fundit dhe të paktën 120 janë zhdukur dhe kanë frikë së mund të kenë vdekur pas përmbytjeve të rënda dhe rrëshqitjeve të dheut kryesisht në vendet malore në Nepal, kanë thënë autoritetet nga të dy vendet.

Disa pjesë të Pakistanit gjithashtu janë përmbytur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistët përfunduan garat edhe në çifte në Festivalin Olimpik Evropian…