ASK-ja: Mbi 38 mijë persona përfituan nga skema për veteranët e luftës së UÇK-së

20 gusht 2019 | 16:00

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë të vitit 2019.

Kjo agjenci ka bërë me dije se nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 150 përfitues, ndërsa nga skema për veteranët e luftës janë 38 052 përfitues.

ASK-ja ka njoftuar se ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për TMK-në FSK-në, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, etj.

Sipas rezultateve të dala nga raporti i ASK-së ka rezultuar se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 767 familje me gjithsej 100 995 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 124 familje.

Ndërsa nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 129 267 përfitues nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 513 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 932 përfitues nga skema për pensionet invalidore janë 105 përfitues nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 752 përfitues nga skema e pensioneve të TMK-së janë 1 071 përfitues nga skema e pensioneve për FSK-në janë 541 përfitues nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 924 përfitues nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 323 përfitues nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 105 përfitues. Në tremujorin e dytë të këtij viti janë braktisur 12 fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur…