Mbi 4 mijë shkarkesa rrufesh deri më tani mbi territorin e Kosovës

06 qershor 2022 | 16:57

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, dita e hënë ka filluar me stuhi dhe reshje të shumta të shiut.

Thuajse në të gjitha komunat e vendit pati reshje të shiut, e diku ato u përcollën edhe me breshër.

Nga “Meteo Kosova” është bërë me dije se mbi 4 mijë shkarkesa rrufesh janë regjistruar deri më tani në vend.

Sipas tyre situata më problematike mbetet pranë skajeve të Kosovës.

“Stuhi të fuqishme kanë karakterizuar pjesë të ndryshme të Kosovës, e më problematike mbetet situata pranë skajeve të Kosovës, të cilat po përcillen me rrebeshe shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh! Momentalisht kemi stuhi të fuqishme të pozicionuar në veriperëndim të vendit, ku priten të zhvillohen edhe në zona të tjera”, ka bërë me dije “Meteo Kosova”.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta, gjatë ditës së sotme një 30 vjeçar ka humbur jetën.

Ai është zënë nga një lis në lagjen “Pejton”, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Policia  Kosovës.

Sipas policisë edhe një 30-vjeçare, e cila është dërguar në QKUK, pasi kishte marr lëndime të rënda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në protestën e sotme të Kuvendi i Kosovës ishte edhe…