Mbi 400 automjete të “Elkos grup”-it defilojnë në magjistralen Pejë-Prishtinë

22 prill 2018 | 16:13

Sot në magjistralen Pejë-Prishtinë kanë defiluar mbi 400 automjete të “Elkos grup”-it.

Themeluesi i “Elkos grup” – “Etc”, Ramiz Kelmendi, i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se kjo ka ndodhur në vazhdën e përgatitjeve të dokumentarit, si pjesë e shënimit të 30-vjetorit të themelimit të kësaj kompanie.

“Në vazhdën e përgatitjeve të dokumentarit, si pjesë e shënimit të 30-vjetorit të themelimit dhe punës së “Elkos grup”, sot mbi 400 automjete të kompanisë defiluan në magjistralen Pejë-Prishtinë. Kënaqësi kur angazhimi ndër dekada, shpërblehet me sukses. Meritat i takojnë, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve e mbi të gjitha punonjësve dhe konsumatorëve. Familja “Elkos” po rritet”, ka shkruar Kelmendi.

Image may contain: sky and outdoorImage may contain: outdoor

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me prejardhje nga Mitrovica, Arbnor Abazaj, i cili ka…