Mbi 49 mijë studentë përfituan nga 100 euro, Kurti: Me qeverinë tonë, studentët do të kenë gjithmonë mbështetjen e shtetit

06 nëntor 2025 | 16:45

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se 49 mijë e 623 studentë janë përfitues të shumës prej 100 eurove me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Kurti ka treguar se këta studentë janë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.

Më tutje, Kurti ka thënë  se me qeverinë në detyrë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë. Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim. Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka mbajtur…