Mbi 5 mijë e 300 raste aktive me Covid në Kosovë
                22 janar 2021
                |  15:30
            
        Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë mbi 5 mijë e 300 raste aktive me Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 57 317 raste nga 216 409 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 447 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50 487 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 383”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        