Mbi 50 ish-anëtarë të Nismës në Vushtrri i bashkohen AAK-së

17 janar 2021 | 16:45

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka njoftuar se sot i janë bashkuar mbi 50 ish-anëtarë të forumit të rinisë së Nismës Socialdemokrate në Vushtrri.

Ai ka thënë se të gjithë së të gjithë së bashku, janë mobilizuar për të kërkuar votë në çdo cep të Vushtrrisë dhe Kosovës, votë për AAK-në dhe Ramushin president.

“Frymës së zgjerimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot, nga komuna e Vushtrrisë, i janë bashkuar edhe mbi 50 ish-anëtarë të forumit të rinisë dhe bashkudhëtarë, të ardhur nga ish subjekti ku kemi qenë së bashku. Me vullnet të mirë, të gjithë së bashku janë mobilizuar për të kërkuar votë në çdo cep të Vushtrrisë dhe Kosovës, votë për AAK-në dhe Ramushin president. Rinia është shtylla e shtetit. Vetëm të bashkuar mund të ia dalim!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e diele) do zhvillohet super përballja mes Liverpoolit dhe…