Mbi 500 teste për COVID-19 janë kryer në Kosovë

22 mars 2020 | 21:11

Nga data 8 shkurt 2020 deri më 22 mars, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e tri raste kanë rezultuar pozitive, ndërkaq një pacienti 82-vjeçar nga Dumnica e Podujevë ka vdekur.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë masa shtesë kundër koronavirusit, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.

Kosova, javën e kaluar, ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

Në kuadër të masave të ndërmarra janë mbyllur shkollat, kafiteritë, parqet, janë pezulluar disa linja tokësore dhe ajrore e të tjera.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për t’i zbutur sadopak nevojat urgjente të institucioneve shëndetësore në…