Mbi 6 mijë e 600 nxënës në Kosovë të infektuar me Covid

27 janar 2022 | 17:42

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se aktualisht pozitivë me Covid-19 janë 6 mijë e 684 nxënës dhe 1 mijë e 489 mësimdhënës.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për pandeminë Covid-19, ministrja Nagavci, ka thënë se rreth 90 shkolla janë duke punuar në mësimin në distancë (online).

“Nga 775 institucione edukative-arsimore janë 90 shkolla që punojnë sipas skenarit C. Ndërsa sa i përket rasteve aktive, sipas raportit të sotëm janë 1489 mësimdhënës që janë pozitivë me virusin Covid, janë 187 persona që janë personel tjetër dhe janë 6684 nxënës që janë pozitivë dhe aktualisht janë të izoluar”, ka thënë ajo, duke shtuar se situata nuk është e njëjtë në gjitha shkollat dhe komunat.

“Dallon situata nuk është njëjtë gjendja në gjitha shkollat dhe gjitha komunat. Kjo ka qenë arsyeja pse ne kemi marrë këtë vendim që të shqyrtohen rastet bazuar në evidencat që kanë në shkolla, duke bazuar edhe në kriteret. Nëse në një shkollë 5 për qind e nxënësve identifikohen si pozitiv atëherë e tërë shkolla kalon në mësimin nga distanca. Ndërsa nëse në një klasë janë një apo dy raste në një klasë atëherë ajo kalon në mësimin nga distanca”, ka thënë Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e janarit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA),…