
Mbi 6 mijë e 600 raste aktive me Covid në Kosovë
07 shkurt 2021
| 15:14
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 6 mijë e 693 raste aktive me Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 62.258 raste nga 249 775 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 523 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 274 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54 042 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 693”, ka njoftuar IKShPK-ja.