Mbi 600 milionë euro për projekte jetike për qytetarët e Kosovës janë pezulluar, meritore qeveria e VV-së

29 qershor 2025 | 11:49

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se deputeti Albin Kurti mund ta shënonte sot dyvjetorin e sanksioneve të ashpra të BE-së ndaj Kosovës.

“Komisioni Evropian i vendosi Kosovës “masa të përkohshme dhe të kthyeshme” (eufemizëm për sanksione) më 28 qershor 2023. Mbi 600 milionë euro për projekte jetike për qytetarët e Kosovës janë pezulluar. Qeveria e Vetëvendosjes është meritore për këtë rezultat të jashtëzakonshëm! Albin Kurti po se po!”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët kanë shënuar herën e 38-të që dështojnë të konstituojnë…