
Mbi 66 mijë palestinezë të vrarë në luftën Izrael-Hamas, thotë MSh-ja e Gazës
Mbi 66 mijë palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës të dielën.
Ministria tha në raportin e saj të përditshëm se numri i të vdekurve është rritur në 66 mijë e 5, me 168,162 të plagosur të tjerë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023.
Mes të vrarëve ishin 79 që u sollën në spitale në 24 orët e fundit, tha tutje ministria, shkruan AP.
Ushtria izraelite vazhdoi ofensivën e saj në Gaza ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu ishte në Uashington dhe planifikonte të takohej me Presidentin e ShBA-së Donald Trump të hënën.
Ofensiva e Izraelit ka shkatërruar zona të gjera të Gazës, ka zhvendosur rreth 90% të popullsisë dhe ka shkaktuar një krizë katastrofike humanitare, me ekspertë që thonë se Qyteti i Gazës po përjeton uri.