Mbi 7 mijë e 200 raste aktive me Covid në Kosovë

19 janar 2022 | 15:35

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 7 mijë e 223 raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit janë paraqitur mbi 2 mijë raste aktive me Covid.

“Nga 9 194 testime, 2 050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159 371”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se ka komunikuar…