Mbi 7 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

15 shkurt 2021 | 08:36

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me Covid-19 është 64 mijë e 341.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 544 persona me Covid-19 kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 7 mijë e 36 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 55 mijë e 761 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 246 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 201 pacientë teksa nuk u raportua për viktima.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet 51-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan…