Mbi 700 të vdekur nga tërmeti në Haiti

15 gusht 2021 | 21:47

Agjencia për Mbrojtje Civile në Haiti ka njoftuar se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 14 gusht, ka arritur në 724 dhe të paktën 2 800 persona të tjerë janë lënduar.

Haiti u godit nga një tërmet prej 7.2 shkallësh.

Agjencia ka njoftuar se shumica e viktimave ishin nga pjesa jugore e vendit dhe se ekipet e shpëtimit kanë arritur që të nxjerrin shumë njerëz të gjallë nga rrënojat e shtëpive, hoteleve, kishave, që u dëmtuan nga tërmeti i fuqishëm.

Dëme të mëdha janë raportuar në qytetin Jeremie, shtëpi e 200.000 banorëve. Dëme po ashtu ka edhe në qytetin Les Cayes ku janë shembur shumë ndërtesa përfshirë edhe një hotel shumëkatësh.

Kryeministri Ariel Henry ka shpallur një muaj gjendje të jashtëzakonshme.

“Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe spitalet në zonat e paprekura nga tërmeti po ndihmojnë të plagosurit”, tha kryeministri Henry.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joe Biden të shtunën tha se Donald Trump “la talebanët…