Mbi 7,8 milionë pasagjerë udhëtuan përmes Rinasit

05 shtator 2025 | 08:24

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes Aeroportit të Rinasit, gjatë periudhës janar-gusht shënoi rritje me 9 për qind, duke arritur në më shumë se 7,8 milionë pasagjerë.

Balluku bëri me dije se gjatë kësaj periudhe u realizuan 42 462 fluturime me një rritje prej 2% krahasuar me 8-mujorin e 2024.

Nga Tirana u fluturua drejt 137 destinacioneve.

Zv.kryeministrja solli në vëmendje se 11 gushti shënoi edhe ditën me fluksin maksimal me 53,076 pasagjerë. /ATSH/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu…