Mbi 8 milionë raste me Covid-19 në botë

15 qershor 2020 | 23:08

Numri i të prekurve nga Koronavirusi i ri (Covid-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 8 milionë.

Sipas AnadolyAgency, gjithsej 8.007.717 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 2.162.228 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (867.882), Rusia (537.210), India (332.783), Britania (295.889), Spanja (291.008), Italia (236.989), Peruja (229.736), Gjermania (187.671) dhe Irani (187.427).

Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Kili (174.293), Franca (157.220), Meksika (146.837), Pakistani (144.478), Arabia Saudite (127.541), Kanadaja (98.787), Bangladeshi (87.520), Kina (83.181), Katari (79.602), Afrika e Jugut (70.038), Belgjika (60.029), Bjellorusia (53.973), Suedia (51.614) dhe Kolumbia (50.939).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, Koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 435.849 persona. Ndërkaq, mbi 4,1 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajm vërtet i bujshëm merkatoje vjen nga Spanja në lidhje…