Mbi 80 fletëvotime false në Mitrovicë, Maliqi e kritikon LV-në: Puna është se secila në gjiro i ka blerë +50 vota
13 nëntor 2025
| 15:50
Analisti Shkëlzen Maliqi është tallur me eksponentët e LV-së, të cilët po mundohen t’i minimizojnë problemet me fletëvotimet në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Ai ka thënë se me këto sjellje ata po tregojnë se nuk e kanë kuptuar fare fenomenin e “trenit bullgar”.
Maliqi ka shkruar në “Facebook” se me secilin nga këto fletëvotime kanë mundur të blihen mbi 50.
“Nuk e kemi të qartë trenin bullgar. Paska sallë 80 e ca falc fletëvotime!? Puna është se secila në gjiro i ka ble 50 + vota”, ka shkruar Maliqi.



