Mbi 9 500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

08 shkurt 2023 | 11:48

Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, janë vrarë mbi 9.500 persona.

Zyrtarët thanë më 8 shkurt se 6.957 persona janë konfirmuar se janë vrarë në Turqi dhe 2.547 në Siri. Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë për të mbijetuar të tërmeteve të fuqishme.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fanellë e Cristiano Ronaldos nga koleksioni personal i Merih…