Mbi tre milionë të infektuar me koronavirus në botë

27 prill 2020 | 23:36

Rastet globale me koronavirus tani kanë arritur në tre milionë, sipas një vlerësimi të bërë nga Universiteti Johns Hopkins.

Gati një e treta e të gjitha rasteve në Shtetet e Bashkuara, raportoi universiteti.

Shtetet e Bashkuara kanë një numër të paktën 972.969 raste të konfirmuara, sipas faqes së internetit të Qendrës së Burimeve të Koronavirusit JHU.

Spanja pason SHBA-në si kombi me numrin e dytë më të lartë të rasteve me Covid-19 në të gjithë botën, me gjithsej 229.422 raste, sipas Johns Hopkins.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte është ndarë nga jeta ish-luftëtari e ish-i burgosuri politik,…