Mbijetoi 60 orë në fund të detit dhe u gjet i gjallë/ Historia e burrit vazhdon të shokojë botën, si ia doli?

26 janar 2026 | 15:19

Më 23 maj bëhen 10 vjet nga historia e jashtëzakonshme e Harrison Okene, burri që mbijetoi rreth 60 orë në fund të detit pas fundosjes së një anijeje pranë brigjeve të Nigerisë. Okene, kuzhinier në bord, u bllokua në një tualet të kabinave të oficerëve, rreth 30 metra nën sipërfaqen e detit.

Në hapësirën ku ndodhej kishte mbetur një xhep ajri, që i mundësoi të merrte frymë, edhe pse ishte në errësirë totale, në të ftohtë ekstrem dhe pa ushqim apo ujë. Pas afro tri ditësh izolim, një ekip zhytësish zbriti në rrënojat e anijes për të nxjerrë trupat e viktimave.

Okene dëgjoi zhurma dhe pa dritë, ndaj zgjati dorën dhe preku lehtë njërin prej zhytësve për t’i bërë me shenjë se ishte gjallë. Zhytësit e nxorën gradualisht nga anija dhe e transportuan në një dhomë dekompresioni, ku qëndroi disa ditë për t’u përshtatur me ndryshimin e presionit.

Mjekët thanë se në momentin e shpëtimit, ai kishte shumë pak kohë për të jetuar. Nga kjo tragjedi u nxorën dhjetë trupa, ndërsa një person mbeti i zhdukur. Harrison Okene ishte i vetmi i mbijetuar, në një rast që ekspertët e cilësojnë pothuajse të papërsëritshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se historia mes Dolce dhe Limit ka marrë fund.…